Etiketat vetëngjitëse termo arrijnë ekuilibrin maksimal midis çmimit dhe kualitetit.
Ato janë të përshtatshme për tu përdorur në produkte, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj lagështisë së tepërt, yndyrnave, grryerjeve, kimikateve dhe kushteve të tjera agresive të prodhimit dhe kushteve të ruajtjes. Informacionet e ndryshme pritntohen në Peshore, barkode të printerave dhe printim Termo-Direkt të pajisjeve të tjera.
Etiketat termo-direkte nga letra të Intramës mundësojnë printim fleksibël deri në 8 ngjyra. Printimi bëhet me një strukturë të pajisur me makina të nivelit të lartë. Intrama ndihmon konsumatorët e tij në zgjedhjen e modeleve dhe kryen përgatitjen e etiketave.