Аmbalazhe barriere të riciklueshme

 

INTRAMA ka zhvilluar ambalazhe barriere të riciklueshme me një klasë riciklimi "AA" 90 - 95%, të certifikuar nga Instituti "cyclos - HTP" - Gjermani.

INTRAMA është përgjegjëse për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Ne kemi shum vite ekperiencë dhe profesionalizmin të gjatë në prodhimin e zgjidhjes më të përshtatshme, e cila ka arritur si uljen e gjurmës mjedisore të ambalazhimit fleksibël, ashtu edhe mbrojtjen pa kompromis të produktit të paketuar.

         

 
Pse duhet  të zgjidhni paketimin e riciklueshëm për produktet tuaja? 
  • Sepse ju jeni një kompani me përgjegjësi shoqërore që përpiqet të mbrojë natyrën dhe të parandalojë ndotjen e saj të mëtejshme.
  • Sepse ju do të ndërtoni një portofol produktesh miqësore me mjedisin dhe konkurrues që përmbush objektivat e përcaktuara në strategjinë e ekonomisë rrethore të BE-së dhe reduktimit të mbetjeve.
  • Sepse do të plotësoni kërkesat e zinxhirëve të shitjes me pakicë për përdorimin e ambalazheve të riciklueshme.
  • Sepse është e rëndësishme për ju që marka dhe produktet tuaja të jenë në përputhje me qëllimet tuaja të korporatës dhe tendencën në rritje të përdoruesve përfundimtarë për të zgjedhur produkte miqësore me mjedisin dhe organike. Dhe mënyra më e përshtatshme për të paraqitur këtë lloj produkti është paketimi i riciklueshëm.
  • Për shkak se ju jeni një kompani e veprimit - ju jeni gjithmonë të parët dhe të ndjekur nga të tjerët në industri.

 

Pse duhet të porosisni ambalazhe të riciklueshme nga INTRAMA?              

 

  • Vetitë e përsosura.
  • Ruajtja e shkëlqyer e shijes dhe freskisë së produktit të paketuar.
  • Mbrojtje maksimale gjatë gjithë jetëgjatësisë së produktit.
  • Riciklueshmëria e certifikuar nga Instituti cyclos - HTP Gjermani.
  • Proceset e prodhimit në INTRAMA kryhen sipas kërkesave të BRC Global Standard, ISO 9001, ISO 22 000.

 

Falë qasjes sonë individuale dhe zgjidhjeve të përshtatura për specifikat e secilit proces prodhimi, INTRAMA ka zhvilluar qese me vakum të riciklueshme dhe ambalazhe për linjat termoformuese: